Zyrtare: Ky është hapi i parë i Realit pas humbjes turpëruese

Futboll 06 Janar 2019 21:54

Real Madridi posi nga Real Sociedadi në një takim për të cilin po flitet në tërë Evropën si befasia e ditës në futboll.

Mirëpo, klubi mbretëror spanjoll, ka bërë një tentim interesant për të “mbuluar” lajmin për humbjen dhe shfaqjen e dobët para publikut të vet.

Ky klub zyrtarizoi transferimin e futbollistit Brahim Diaz nga Manchester City. Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet se futbollisti do të prezentohte nesër në ora 13:30, pasi ti jetë nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas do të pozojë për media me uniformën e Real Madridit, transmeton Insporti.

Diaz është 19 vjeçar dhe ka lindur në Majorka, por në moshën 14 vjeçare është transferuar në City dhe që atëherë është pjesë e këtij klubi duke luajtur për grup mosha të ndryshme dhe së fundmi edhe për ekipin e parë.

Më herët gjatë ditës, mediat kanë shkruar edhe për detajet dhe shumat e transferit, të cilat Reali nuk ka qenë në gjendje ti konfirmojë zyrtarisht.