Zyrtare: Ky është klubi me fansat më besnikë në Superligë
Futboll
28 Mars 2019
18:37

Në Kuvendin e FFK-së, të enjten, është treguar klubi që është ndjekur më shumti në ndeshjet si vendës, shkruan Insporti.
Kuvendi i FFK-së u mbajt të enjten pasdite, ku u shpalosën të arriturat e futbollit kosovar gjatë vitit që lamë pas.
Klubi me tifozët më besnikë është KF Llapi, sipas statisitkave zyrtare të FFK-së, të grumbulluara nga të dhënat e zyrtarëve të ndeshjeve, Llapi është klubi me më së shumti shikues në vitin 2018.
Ndeshjet e këtij klubi si vendës i kanë përcjellur mesatarisht nga 981 shikues. /Insporti.com/