Zyrtare: Ky është lojtari i turneut në Ligën e Kombeve

Nations League 09 Qershor 2019 23:10

Lojtari më i mirë i turneut të Nations League është Bernardo Silva.

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është zgjedhur më i miri i gjithë turneut në Ligën e Kombeve, transmeton Insporti

Anësori i Portugalisë, në finale kundër Holandës shkëlqeu ku ishte ndër më të mirët në fushë.

Ai pati gjithsej 68 prikje të topit, ku kompletoi 33 nga 37 pasime të tentuara, dhe krijoi 5 raste për shënim.

24-vjeçari po ashtu asistoi te goli i fitores i shënuar në këtë takim, nga Goncalo Guedes.

Për kontributin e tij për kombëtaren portugeze, ai është zgjedhur futbollisti më i mirë në këtë turne.

Bernardo po ashtu shkëlqeu me Manchester Cityn gjatë gjithë sezonit, duke i ndihmuar ekipit të Guardiolas në fitimin e ‘tripletës’ në Angli. /Insporti.com/