Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Kombëtares së Zvicrës

Futboll 09 Gusht 2021 12:06

Ish-mbrojtësi legjendar i Zvicrës, Murat Yakin ka marrë drejtimin e Kombëtares së Zvicrës, shkruan Insporti.

Yakin ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

46-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin përfaqësues të Zvicrës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres të ju shoh”, tha Yakin në një video të shkurtër menjëherë pas zyrtarizimit.

Image

-->