Zyrtare: Ky është zëvendësuesi i Alissonit në Romë (FOTO)

Futboll 24 Korrik 2018 20:06

Roma edhe zyrtarisht e ka transferuar portierin e Suedisë, Robin Olsen, nga Copenhagen për 12 milionë euro.

Roma ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare në Twitter se do t’ia paguajë Copenhagenit 8.5 milionë euro për Olsesnin fillimisht, derisa 3.5 milionë tjera në formë bonusesh, derisa klubi danez mban 10% të shitjes së portierit në të ardhmen.

28-vjeçari është ndër më të veçuarit e Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku i ndihmoi vendit të vetë të arrijë deri në çerekfinale.

Tani ai bëhet numri 1 i portës së Romës, duke e zëvendësuar Alissonin, i cili u shit në Liverpool për një shumë rekord botëror javën e kaluar.