Zyrtare: Lajm i keq për Aro Muriqin nga Nottingham Forest

Kombëtarja 07 Gusht 2019 23:08

Skuadra e Nottingham Forest është përforcuar edhe me një portier, që do të thotë lajm të keq për Arijanet Muriqin.

Portieri i Kosovës ishte në qendër të kritikave pas dy golave të pësuar në ndeshjen e parë në kampionat, ndaj West Bromwich Albion, shkruan Insporti

Dy golat e pësuar ndaj WBA, në të cilat ai u cilësua si fajtori kryesor, ka bërë që ndaj tij të reagojnë edhe tifozët në rrjete sociale.

Tani Nottingham Foresti ka nënshkruar me një portier të ri, nga liga e dytë franceze.

Klubi anglez me traditë, ka nënshkruar me portierin Brice Samba nga ekipi i Ligue 2, Caen, për një shumë të pazbuluar.

Portieri 25-vjeçar me ‘të kuqtë’ e Nottingham Forestit ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare, bën të ditur BBC-ja, transmeton Insporti

Samba  ka bërë 49 paraqitje për gjatë dy sezoneve me skuadrën e Caen – duke e mbajtur rrjetën e paprekur në 15 ndeshje.

Samba bëhet portieri i pestë në skuadrën e Nottingham Forestit, që përveç portierit të Kombëtares së Kosovës, në radhët e saj ka edhe portierët Jordan Smith, Luke Steele e Costel Pantilimon.

Në muajin korrik, Foresti e transferoi Muriqin nga Manchester City në formë huazimi për një sezon. /Insporti.com/