Zyrtare: Lampardi ia tregon Derby Countyt vendimin për të ardhmen

Futboll 18 Qershor 2019 09:19

Frank Lampard ka njoftuar Derby Countyn se dëshiron të shkojë në Chelsea.

London Evening Standard shkruan sot se ish-lojtari e ka informuar klubin që drejton se do të dëshironte të bashkohej me Chelsean, nëse këta të fundit dëshirojnë ta bëjnë pjesë të tyre.

Ish-reprezentuesi anglez ka kontratë të vlefshme edhe për dy vjet me skuadrën e Championship, drejtimin e së cilës e ka marrë gjatë vitit të kaluar.

Është raportuar se Derby është përpjekur të hapë negociatat për një zgjatje me shpresën se do të qëndrojë edhe për disa vite të tjera.

Chelsea do të duhet të paguajë katër milionë funte në formë të kompensimit të klubit anglez.

Ndryshe, Lampard në të kaluarën ka realizuar 211 gola për ‘Blutë’ gjatë periudhës 13-vjeçare, 2001-14, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në histori të klubit.