Zyrtare: Largim i madh nga skuadra e Milanit

Futboll 07 Mars 2020 18:20

AC Milan ka njoftuar se i ka shkëputur kontratën Zvonimir Boban, si zyrtar kryesor i klubit.

Përmes një komunikate, AC Milan ka falënderuar Bobanin për punën e bërë, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

“AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij si Zyrtar Kryesor i Klubit me efekt të menjëhershëm”, nis komunikata, përcjell lajmi.net.

“Klubi falënderon Zvonimin për shërbimet e tij në klub për nëntë muaj, dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”.

“Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin e tij të parë në të gjitha fushat”

-->