Zyrtare: Largohen nga Kombëtarja dy futbollistë para ndeshjes me Izraelin

Nations League 12 Tetor 2018 14:19

Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga Kombëtarja shqiptare gjatë ditës së sotme. Vendet e tyre i kanë zënë Ivan Balliu dhe Sabien Lilaj.

Ky është zhvillimi më i fundit në kampin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës me Izraelin, e vlefshme për Grupin 1 në Ligën C, ku tri skuadrat, edhe Skocia – kanë nga 3 pikë.

Ljami është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke sqaruar se lojtarët që lanë grumbullimin kanë pasur probleme fizike, ndërsa të dielën Shqipëria përveç mungesave të shumta që tashmë dihen, s’do të luajë as Lila për arsye familjare. Ai u largua mbrëmë nga grumbullimi.

Njoftimi i FSHF-së

Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura.

Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor, ora 20:45, në Izrael. Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.