Zyrtare: Latifi debuton në Formula 1

Formula 1 29 Nëntor 2019 21:59

Ekipi Williams ka konfirmuar pilotin e ri për edicionin e ardhshëm në Formula 1, i cili do ta zëvendësojë polakun Robert Kubica.

Që nga viti i ardhshëm (2020), Formula 1 do ta ketë edhe një garues të ri.  Bëhet fjalë për kanadezin 24-vjeçar Nicholas Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës Williams.

Latifi sivjet ishte nënkampion në Formula 2, ndërsa që nga vitit i ardhshëm do ta sfidojë veten në Formula 1.

Williams është ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Formula 1, por në dekadën e fundit ka pasur probleme sa u përket rezultateve.

-->