Zyrtare: Leon Dajaku është i Bayern Munichut

Futboll 16 Korrik 2019 13:23

Bayern Munchen e ka siguruar blerjen e supertalentit kosovar, Leon Dajaku.

18-vjeçari që u zhvillua si futbollist te skuadra e Stuttgartit sot është prezantuar te gjiganti gjerman.

Blerja e Dajakut është bërë me insistimin e drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Është një talent i madh me të ardhme të ndritur. Jemi të lumtur që do ta kemi në skuadër një futbollist kaq të talentuar” ka thënë Salihamidzic.

Bayerni do të paguajë 1.5 milionë euro për talentin kosovar, derisa ai pritet që fillimisht të luaj për skuadrën e dytë të Bayernit që garon në ligën e tretë gjermane.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.

Ndryshe, në nivel ndërkombëtar ai luan me Gjermaninë U18, ku e ka shënuar një gol në tri paraqitje.