Zyrtare: Lewandowski trondit Bayern Munichun

Futboll 26 Shkurt 2020 17:02

Robert Lewandowski është lënduar dhe do t’i mungojë ekipit së paku katër javë.

Ylli i Bayern Munichut pësoi lëndim në gju mbrëmë në ndeshjen kundër Chelseat, transmeton Insporti

Polaku shkëlqeu duke shënuar edhe gol në pjesë të dytë, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.

Por, shkaku i lëndimit që ai e pësoi në gju, do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, që do të zhvillohet më 18 mars në ‘Allianz Arena’.

Kjo pasi ai pritet të mungojë për katër javë, derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, që zhvillohet pas 5 javësh. /Insporti.com/

 

-->