Zyrtare: Lista e Kosovës me futbollistët për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja 22 Maj 2019 12:28

Është publikuar lista me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit qershor.

Në qershor, Kosova do t’i zhvillojë dy përballje, të vlefshme për eliminatoret e ‘Euro 2020’, raporton Insporti

Kosova fillimisht do të udhëtojë në Podgoricë ku më 7 qershor do të ndeshet me Malin e Zi – pa praninë e shikuesve, për të udhëtuar më pas në Sofje, për ndeshjen e 10 qershorit kundër Bullgarisë.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes tashmë e ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, te Kosova është rikthyer Anel Rashkaj, kurse për herë të parë është grumbulluar Florent Hadërgjonaj.

Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Orari i stërvitjeve:

02.06. ora: 18:00
03.06. ora: 11:00
03.06. ora: 17:00
04.06. ora: 11:00
05.06. ora: 10:30
14:00 Nisja për Podgoricë
06.06. ora: 18:00
08.06. ora: 18:00
09.06. ora: 19:00

Lista e plotë me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit: