Zyrtare: Liverpooli rinovon me yllin e madh të ekipit

Futboll 29 Prill 2018 17:21

Roberto Firmino ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjate me Liverpoolin, bën të ditur klubi anglez.

Sulmuesi brazilian është i lumtur te Liverpooli dhe me kontratën afatgjate vërtetoi diçka të tillë. Ai këtë të diele hodhi të zezën mbi të bardhë.

Firmino tha për “Liverpoolfc.com”: “Ishte vendim i lehtë”. “Jam zhvilluar shumë këtu me ndihmën e gjithë ekipit, klub që më ka bërë një tjetër lojtar. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”.

“Më pëlqen të luaj për Liverpoolin. Tifozët janë të mahnitshëm për mënyrën se si na mbështesin. Na mbështesin gjatë gjithë ndeshjeve dhe ajo që bëjnë në ndeshje, është shumë e bukur”.

Firmino iu bashkua Liverpoolit nga Hoffenheim në verën e vitit 2015 dhe ka bërë 140 paraqitje, duke shënuar 50 gola.

? Firmino agrees terms on new long-term LFC deal

Roberto Firmino agrees terms on a new long-term deal at Anfield ✍️(? Liverpool FC)

Posted by Premier League on Sunday, 29 April 2018

-->