Zyrtare: Liverpooli transferon zëvendësuesin e Mignolet

Futboll 05 Gusht 2019 16:30

Liverpooli ka zyrtarizuar Adrianin si zëvendësues të portierit Simon Mignolet që u largua në drejtim të Club Brugge.

“Ndihem shumë i lumtur, që jam këtu dhe të punoj për këtë klub të mrekullueshëm e të nis punën time në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundshme”, ka thënë ai pas zyrtarizmit për faqen zyrtare të klubit.

Adrian transferohet në Anfield pas gjashtë viteve të kaluara të West Ham Unitedi, marrëveshja me të cilët përfundoi në sezonin e kaluar.