Zyrtare: Llapi e transferon sulmuesin e njohur

Futboll 06 Gusht 2018 16:57

Alban Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Llapit. Ai nënshkruar kontratë 1 vjeçare dhe në këtë edicion do t’i mbroj ngjyrat e Llapit, njofton klubi nga Podujeva, raporton Insporti.

Sulmuesi i krahut ka luajtur për skuadrat e Gjilanit, Dritës etj teksa ka bërë karrierë edhe tek Laçi në Shqipëri.

Rexhepi në edicionin e fundit ishte pjesë e Ferizajt.

Llapi në edicionin e ri synon që luftojë për titullin kampion.

Ky ekip tashmë drejtohet nga strategu kosovar, Bylbyl Sokoli. /Insporti.com/

Image may contain: 3 people

-->