Zyrtare: Llapi transferon Albutrint Morinën

Futboll 28 Janar 2020 17:47

KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Albutrint Morina. Morina është prezantuar në ambientit e klubit, duke e nënshkruar kontratën, shkruan Insporti.com.

Morina ka nënshkruar kontratë me llapjanët për dy vite e gjysmë. Mesfushori gjakovar ishte pjesë e kampionit KF Feronikeli, por me ardhjen e trajnerit Agim Zeka, atij i është kërkuar që të largohet.

Pa dyshim që ky transferim i tij në Podujevë, është një vlerë e shtuar në mesfushë, duke ditur se aty janë edhe Behar Maliqi dhe Mentor Zhdrella.

Morina ishte pjesë e “Niklit” sezonin e kaluar dhe ishte ndër kryesorët në fitimin e titullit të Superligës.

Më poshtë njoftimi i KF Llapit:

Albutrint Morina vishet bardhekaltër, nënshkruan për 2 vite e gjysmë me KF Llapin

Podujevë, 28 janar 2020 – Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion.

Image may contain: 2 people

 

 

Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit.

Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re, i bashkangjitet Llapit për të përforcuar dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!

-->