Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin shqiptar, Ardit Peposhi

Futboll 01 Gusht 2020 17:07

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar sot (e shtunë) gjatë ditës transferimin e Ardit Peposhit.

Pas mbylljes së sezonit 2019/20 në futbollin e Kosovës, klubet kanë filluar menjëherë të mendojnë për sezonin e ri.

Njëri nga klubet më aktive padyshim se është Llapi, i cili përveç rinovimit të kontratave me disa nga futbollistë kryesorë, ka bërë edhe transferime.

Pas transferimit të mbrojtësit Eglentin Gjonit dhe portierit Loris Kikkri, Llapi ka konfirmuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar, Ardit Peposhi, i cili së fundmi luajti në Superioren e Shqipërisë me Bylysin.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit.

MIRËSEVJEN ARDIT PEPOSHI ⚪️🔵Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit…

Gepostet von K.F. Llapi am Samstag, 1. August 2020

-->