Zyrtare: Malcom largohet nga Barcelona, prezantohet te skuadra e re

Futboll 02 Gusht 2019 15:47

Malcom është transferuar te Zenit St-Petersburgu.

Pas vetëm një sezoni të kaluar te Barcelona, i riu brazilian transferohet në kampionatin rus, shkruan Insporti

Malcom do të mbahet mend si transferimi ‘dinak’ i Barcelonës, që verën e kaluar ia kishte “rrëmbyer” Romës nga duart lojtarin.

22-vjeçari raportohet se ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare dhe Zenitit i ka kushtuar 40 milionë euro.

Ai sezonin e kaluar me Barcelonën regjistroi 4  gola dhe 2 asistime në 24 paraqitje. /Insporti.com/