Zyrtare: Manchester City merr vendim për Bersant Celinën

Futboll 30 Korrik 2018 14:23

Bersant Celina do të largohet nga Manchester City, për t’u transferuar te Swansea City.

Man City dhe Swansea kanë arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit, mëson Sky Sports News.

Celina kaloi një sezon si i huazuar te Ipsich Town në Championship, ku në 32 paraqitje realizoi 7 gola.

Sipas Sky Sports, 21-vjeçari, që ka bërë katër paraqitje për ekipin e parë të Cityt, do të transferohet te ekipi uellsian për shumën e 3 milionë funteve.

Bersant Celina ka qenë pjesë e Cityt që nga viti 2014, derisa një vit e kaloi si i huazuar te ekipi holandez Twente. /Insporti.com

-->