ZYRTARE: Manchester United kompleton transferimin e radhës

Futboll 02 Korrik 2021 13:50

Pas rinovimit të kontratës me Juan Matan, Manchester United ka konfirmuar edhe transferimin e Tom Heaton.

Portieri anglezë ka rënë dakord për një kontratë deri në qershor të vitit 2023, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Kjo është një rikthim në United për 35-vjeçarin, i cili kaloi 13 vite në klub. Ai ka tri paraqitje për vendin e tij dhe gjithashtu ka luajtur me skuadra si Cardiff City, Bristol City, Burnley dhe Aston Villa.

Tom Heaton: Manchester United sign free agent goalkeeper after Aston Villa  contract expires | Football news - Insider Voice

Kontrata e Heaton kishte skaduar në Villa dhe ai është transferuar në “Old Trafford” si lojtar i lirë.

“Për mua që të kem mundësinë të kthehem pasi kam kaluar 13 vite të shkëlqyera këtu si fëmijë, është një ndjenjë e pabesueshme dhe unë jam vërtet i emocionuar.”, tha Heaton.

“Ndihem në formë të shkëlqyeshme dhe pres që të hyj për të garuar me portierët e tjerë ”, tha ai.

-->