ZYRTARE: Marc Gasol i bashkohet Lakers

Basketboll 24 Nëntor 2020 19:08

Marc Gasol do të veshë fanellën e Los Angeles Lakers, në ekipin historik ku vëllai i tij Pau luajti për shtatë sezonetransmeton Insporti.

Qendra spanjolle nënshkroi për dy vjet dhe do të ndjekë një tjetër titull të NBA me Lakers.

Për të nënshkruar me Gasol, Los Angeles shiti Javale McGee te Cleveland Cavaliers, në një operacion që dërgon gjithashtu Jordan Bell dhe Alfonzo McKinnie në LA.

Në moshën 35 vjeçare, Gasol ishte një nga veteranët më të lakmuar nga pretendentët. Warriors, Mavericks dhe Raptors morën pjesë në garën për të nënshkruar me të.

Për Marc Gasol përparësitë ishin të qarta dhe shkonin përtej pagës: ai donte të kontribuonte për të qenë pjesë e një ekipi me potencial kampioni. /Insporti/

-->