Zyrtare: Massimiliano Allegri largohet nga Juventusi

Futboll 17 Maj 2019 14:01

Masimilano Alegri në fund të sezonit , largohet nga Juventusi, pasi kaloi 5 vite në krye të kampionit Italian.

Alegri erdhi te Juventusi në vitin 2014, pasi që me Milanin fitoi titullin në Seria A.

Në pankinën e Juventusit , Alegri fitoi 11 trofe , prej të cilëve 5 në Seria A, katër në Kupën e Italisë dhe 2 në Super Kupën e Italisë.

Me Juventusin ishte dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mund nga Barcelona në vitin 2015, dhe Real Madridi në vitin 2017.

Kampionët e Italisë informojnë se ende nuk është gjetur zëvendësimi për Alegrin, ndërsa mediat shkruajnë se kandidat më serioz janë Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.

Sfida e ardhshme e Allegrit është skuadra e PSG-së, I cili në fund të sezonit do të largojë Thomas Tuchel./Insporti