Zyrtare: Matthijs de Ligt është i Juventusit

Juventusi ka finalizuar marrëveshjen prej 75 milionë euro, duke nënshkruar kontratën pesëvjeçare me Matthijs de Ligt nga Ajax.
De Ligt ra dakord me Juventusin javën e kaluar që do ta sheh mbrojtësin të fitojë 12 milionë euro për sezon – 8 milionë euro në pagën bazë, ndërsa 4 të tjera në formën e bonuseve.
Dhe 19-vjeçari ka finalizuar tashmë lëvizjen e tij në Juve, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e një sërë klubesh më të mirë të Evropës, përfshirë Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain.
Agjenti i De Ligt, Mino Raiola ka pohuar se ka pasur një marrëveshje me Ajax për mbrojtësin që të largohet këtë verë në qoftë se është do të bëhet një ofertë e përshtatshme.
Holandezi arriti të martën në mbrëmje në Torino, ndërsa dje iu nënshtrua testeve mjekësore përpara se të zyrtarizohej kalimi i tij te ‘Biankonerët’.
Transferimet e De Ligt, Adrien Rabiot e Aaron Ramsey e bën Juventusin si ekipi favorit për të triumfuar në Ligën e Kampionëve nga bastet më të njohura në botë.
💡 LIGHTS 🔛 | Matthijs de Ligt è ufficialmente bianconero! https://t.co/vqrukMxB9I ⚪⚫#TURNDELIGTON #LiveAhead pic.twitter.com/a7L41UQ7li
— JuventusFC (@juventusfc) July 18, 2019