Zyrtare: Mbappe kërkon të largohet nga PSG

Futboll 25 Gusht 2021 15:35

Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, ka njoftuar drejtori sportiv i PSG, përcjell Insporti.

Lajmi për kërkesën e Mbappes për largim u bë i ditur të mërkurën nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.

Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Mbappen tashmë, 160 milionë euro, e cila iu hodh poshtë nga PSG-ja.

-->