Zyrtare: McLareni gjen zëvendësimin për Alonson

Formula 1 16 Gusht 2018 14:41

Vendimi i Fernando Alonsos që më 2019 të mos vazhdojë të garoj në Formula 1 edhe pse mund të jetë logjik, për shumë kë ka qenë i papritshëm dhe duke se e kishte lënë edhe ekipin McLaren të befasuar dhe në situatë të pakëndshme.

Sidoqoftë, drejtuesit e këtij ekipi britanik, që përkundër krizës së madhe, mbetet një nga emrat e famshëm në Formula 1 kanë gjetur zëvendësimin për spanjollin tashmë 37 vjeçar.

Fjala është për bashkëkombasin etij 13 vjet më të ri, Carlos Sainz, shoferin aktual të ekipit Renault dhe njeriun që karrierën në Formula 1 e kishte nisur më ekipin Toro Rosso.

Sainz ka qenë pjesë e Toro Rossos bashkë me holandezin Max Verstappen dhe kanë debutuar bashkë para tri sezoneve, por Sainz ka qenë nën hijen e super talentit holandez.

Në sezonet tjera spanjolli edhe pse ka pasur momente shkëlqimi, nuk ka dëshmuar se ka konsistencën e nevojshme për të qenë fitues garash ose kampion i Formulës 1.

Mbase pjesa e mbetur e këtij sezoni me Renault dhe kontrata re me McLaren paraqesin shansin e tij të fundit për të arritur disa nga sukseset që i parashikoheshin kur ka qenë junior dhe një nga talentët e mëdhenj të gjeneratës së tij.

Përndryshe Carlos Sainz Jr është i biri i Carlos Sainzit, kampionit të dyfishtë të botës në WRC dhe njërit nga shoferët më të respektuar të të gjitha kohëve.

-->