Zyrtare: Meçi Robin Krasniqi – Dominic Bosel do të transmetohet direkt në këto kanale televizive

Boks 07 Tetor 2021 10:24

Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë përballjen e radhës këtë fundjavë.

Saktësisht, boksieri nga Kosova do ta zhvillojë revanshin ndaj gjermanit, Dominic Bosel të shtunën.

Krasniqi tashmë ka kryer përgatitjet e fundit në Magdeburg para përballjes të së shtunës.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se meçi do të transmetohet direkt në Klan Kosova, Art Motion, si dhe në 25 kanale tjera ndërkombëtare.

Ndryshe, përballja Krasniqi – Bosel zhvillohet të shtunën në “Getec Arena”.

-->