Zyrtare: Mehmedi transferohet tek kjo skuadër turke

Futboll 14 Janar 2022 21:55

Admir Mehmedi është transferuar te skuadra e Antalyasporit në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga sajti zyrtar i skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje.

30-vjeçari, ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.

Atij i skadonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut dhe do të duhej të lirohej si lojtar i lirë.

Ish-futbollisti i Bundesligës, Nuri Shahin, është futbollist dhe trajner te skuadra e Antalyasporit. Aktualisht, kjo skuadër pozicionohet në vendin e 15-të në Superligën e Turqisë, vetëm katër pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë të futbollit të Turqisë.

Mehmedi karrierë në Bundesligë ka bërë edhe me Bayer Leverkusenin. Ai i kishte luajtur 84 ndeshje dhe kishte shënuar 13 gola e 14 asistime.

-->