Zyrtare: Melos Zenunaj i bashkohet Dukagjinit

Superliga 14 Janar 2022 13:10

Futbollisti Melos Zenunaj, i cili hapat e parë si futbollist i kishte marrë tek klubi i Dukagjinit është rikthyer tek skuadra, njofton Insporti.

Lajmi u konfirmuat nga faqja zyrtare e klubit nga Klina, e cila i ka dëshiruar mirëseardhje futbollistit të ardhur nga Flamurtari i Prishtinës.

Njoftimi i Dukagjinit, pa ndërhyrje:

Futbollisti i cili edhe hapat e parë ne futboll i kishtë nisur pikërisht me klubin e Dukagjinit, rikthehet përsëri ne vendlindjen e tij. Melosi për tri vitë rradhazi ishtë paraqitur tek skuadra e Flamurtarit nga Prishtina, me të cilën është aktivizuar edhe ne sezonin vjeshtor. “Melo” luan pothuajse ne të gjitha pozitat e vijës se fundit të mbrojtjes, ndërsa ne i urojmë mireëseardhje ne “18 Qershori”, duke i dëshiruar shumë suksese me logon dhe faneleën me të cilën ai është zhvilluar si futbollist. 

Dukagjini në këtë afat deri më tash edhe ka zyrtarizuar edhe brazilianin Victor Linderberg Tavares Vieira.

-->