Zyrtare: Mentor Mazrekaj prezantohet si futbollist i Llapit

Futboll 12 Gusht 2019 20:34

Sulmuesi Mentor Mazrekaj nga dita e sotme do të jetë pjesë e Llapit.

Mazrekaj, me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë skuadrën nga Podujeva.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Partizanit të Shqipërisë, Prishtinës dhe Ferizajt.

Njëherit, Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve i dëshiruan mirëseardhje në klub, ka bërë të ditur klubi nga Podujeva.

Ky është njoftimi i KF Llapit: