Zyrtare: Merret ky vendim për Moto GP

Moto GP 11 Qershor 2020 14:34

Moto GP ka zyrtarizuar kalendarin me 13 gara, të gjitha në Evropë.

Pas Formula 1 edhe Moto GP ka paraqitur kalendarin e sezonit 2020. Në kalendarin e publikuar sot nga Dorna (kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit) janë 13 gara, të gjitha në Europë.

Sezoni do të nisë më 19 korrik në Spanjë, në pistën e Jerez ku do të zhvillohen dy gara (19 dhe 26 korrik). Nga dy gara do të zhvillohen edhe në pistën austriake të Zeltweg, atë të Misano (San Marino), Aragon dhe Valencia (Spanjë).

Sezoni do të përfundojë më 15 nëntor, ndërkohë që nuk dihet ende fati i garave jashtë Europës për shkak të koronavirus.

Kalendari 2020 i Moto GP

19 dh 26 korrik, Jerez (Spanjë)

9 gusht: Brno (Republika Çeke)

16 dhe 23 gusht, Zeltweg (Austri)

13 dhe 20 shtator: Misano (San Marino)

27 shtator: Montmelo (Spanjë)

11 tetor: Le Mansh (Francë)

18 dhe 25 tetor: Aragon (Spanjë)

8 dhe 15 nëntor: Valenci (Spanjë)

-->