ZYRTARE: Milan kompleton blerjen e mbrojtësit anglez

Futboll 22 Janar 2021 19:39

Fikayo Tomori është lojtari më i ri i AC Milan.

Tomori është transferimi i dytë i Milanit pas Mario Mandzukic, i cili u transferua më parë gjatë javës si transferim i ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Milani përmes uebfaqes së klubit.

Reprezentuesi anglez ka regjistruar 17 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Kombëtaren angleze debutoi në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ai kishte nënshkruar kontratë pesë vjeçare, por pas ardhjes së Thiago Silvas si duket nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin bazë, pasi Lampard preferon Silvan dhe Zouman si dyshja e mbrojtjes.

Tomori është bashkuar si huazim me “Rossonerët” deri në verë, me mundësi blerje prej 25 milionë funtesh.

-->