Zyrtare: Miqësorja Kosovë – Shqipëri do të zhvillohet në Zvicër

Futboll 15 Maj 2018 12:59

Ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte paraparë të zhvillohej në Zvicër, por javën e kaluar papritmas u anulua nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mirëpo, burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), konfirmojnë për Insporti.com se ndeshja është kthyer në kalendar dhe miqësorja Kosovë – Shqipëri, do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrës më 29 maj të këtij viti.

Miqësorja pritet të zgjoj interesim të madh nga mërgimtarët e shumtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe lajmi i fundit që e konfirmon mbajtjen e këtij takimi do të jetë pozitiv për të gjithë. /Insporti.com

-->