Zyrtare: Mitchell nënshkruan me KB Prishtinën

Basketboll 22 Korrik 2021 17:00

KB Sigal Prishtina po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri të garave, teksa sot ka prezantuar përforcimin e dytë të huaj.

Bëhet fjalë për Wendell Mitchell, i cili nga sot është lojtari më i ri i “bardhekaltërve”.

“Wendell Mitchell lojtari më i ri i KB Sigal Prishtina!

Mitchell luan në pozitën 1, është i gjatë 191 cm, dhe vjen nga kolegji Amerikan Texas.

Mitchell në sezonin e fundit ka luajtur me një mesatare prej 10.2 pikë, 2.7 kërcime, 1.7 asistime” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. 

-->