Zyrtare: Ndajnë rrugët Feronikeli dhe Zekirija Ramadani

Futboll 02 Gusht 2019 12:15

Zekirija Ramadani e KF Feronikeli kanë ndarë udhët.

Skuadra nga Drenasi ka konfirmuar se Zekirija Ramadani më nuk do të jetë në krye të ekipit.

Ramadani e udhëhoqi Feronikelin drejt titullit të Superligës dhe Kupës së Kosovës, transmeton Insporti

Ky është njoftimi në faqen zyrtare të Feronikelit:

“Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.”