Zyrtare: Ndeshja Gjilani-Ulpiana nuk do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, kjo është arsyeja

Futboll 03 Mars 2022 16:31

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion në fundjavën që po vjen me ndeshje mjaftë interesante.

“Enigma” raporton se ndeshja mes Gjilanit dhe Ulpianës nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit për arsyeje se punimet janë duke vazhduar.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Tashmë është instaluar edhe sistemi VAR dhe se gjithçka është gati për ndeshjet kampionale.

Gjilani – Ulpiana zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00.

-->