Zyrtare: Ndëshkohet Leo Messi

Futboll 24 Korrik 2019 09:52

Lionel Messi është dënuar nga Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) me një gjobë prej 1500 dollarveë për komentet e tij nxitëse në lidhje me “korrupsionin” e Federatës gjatë Kupës së Amerikës të kësaj vere.

Përveç kësaj, ylli i Argjentinës do të jetë i pezulluar për një ndeshje pas kartonit të kuq që mori kundër Kilit në ndeshjen për vendin e tretë.

Messi nuk u përmbajt me komentet e tij ndaj Federatës së Amerikës së Jugut më parë këtë muaj, por ata janë përgjigjur me një gjobë të papërfillshme dhe nuk ka pezullim të mëtejshëm përtej ndëshkimit automatik me një lojë pas një kartoni të kuq.

Pasi u largua në ndeshjen kundër Kilit, Messi injoroi ceremoninë e medaljes të Kupës së Amerikës, megjithatë ishte i mërzitur për kartonin e tij të kuq në ndeshjen e tretë dhe atë se çfarë ndodhi në gjysmëfinalen ndaj Brazilit.

32-vjeçari akuzoi CONMEBOL për korrupsion, duke thënë se gjithçka ishte e përgatitur që këtë trofe ta fitonte Brazili.

Megjithatë, Federata e Amerikës së Jugut përveç se me një deklaratë, i është kundërpërgjigjur Messit edhe me një dënim simbolik me para.