ZYRTARE: Nënshkruhet kontrata për luftën më të madhe në historinë e boksit britanik
Boks
15 Mars 2021
16:49

Është nënshkruar edhe zyrtarisht kontrata për takimin e shumë pritur mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua, përcjell Insporti.
Gazetari i njohur i ESPN, Mark Kriegel ka treguar se promotori i Joshuas, Eddi Hearn ka konfirmuar se dy kampet kanë nënshkruar një marrëveshje që përfshin dy lufta për titull të peshave të rënda.
Të dy ndeshjet pritet që të zhvillohen gjatë këtij vit
Ndryshe, Fury, 32 vjeç, u bë për herë të parë kampion bote duke mposhtur Ëladimir Klitschko në vitin 2015 dhe mori tre nga katër rripat kryesore brenda një nate – WBA, IBF dhe WBO.

Teksa, Joshua, 31 vjeçar, për dy vite mori të tre rripat e vjetër të Fury duke rrahur Charles Martin, Klitschko dhe Joseph Parker. /Insporti