Zyrtare: Neymar JR. operohet këtë javë

Futboll 28 Shkurt 2018 20:18

Sulmuesi brazilian i cili është lënduar në kyç në ndeshjen kundër Marseille, do t’i nënshtrohet operacionit këtë javë. Këtë e ka konfirmuar vet klubi i Paris Saint-Germain në ueb-faqën e tyre.

Pas trajtimit 3 ditor të kyçit të Neymar, nën një protokoll strikt mjekësor, një vendim i parbashkët është marrë nga Paris Saint-Germain dhe ekipi Kombëtar i Brazilit.

“Në pajtim me lojtarin, është marrë vendimi se Neymar do t’i nënshtohet operacionit në fund të kësaj jave, në Brazil. Ai do të operohet nga Dr. Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant – që do të jetë mbikëqyrës nga PSG. /Insporti.com

-->