Zyrtare: Paolo Maldini rikthehet te Milani

Futboll 05 Gusht 2018 16:35

Ish-futbollisti legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është rikthyer në klubin e tij të zemrës, transmeton Insporti.

Skuadra e Milanit përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar rikthimin e Paolo Maldinit tani për të marrë një rol drejtues.

Maldini do të jetë drejtor për strategji në zhvillimin e sportit.

Maldini e ka shkruar historinë me Milnin duke mos u larguar kurrë nga ky ekip.

Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin me klubin kuq e zi. /Insporti.com/

-->