Zyrtare: Pas Avdylit, Prishtina nënshkruan me Arlind Shabanin

Futboll 03 Gusht 2021 16:34

Pas Florent Avdylit, Prishtina ka kompletuar transferimin e mesfushorit Arlind Shabanit, transmeton Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate për media.

Komunikata e plotë e Prishtinës, pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Arlind 💙

Shabani rikthehet nga Maqedonia në futbollin tonë, pas përvojës një vjeçare tek Struga Trim-Lum.

Prishtinë, 03.08.2021 – ✍🏻 Arlind Shabani (19 vjeçar), njëri prej mesfushorëve më të talentuar dhe premtues të futbollit tonë, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Shabani ka kaluar nëpër pak klube, Prishtina vetëm skuadra e pestë në karrierë. KF KEK-u nga moshat e reja (2010-2018), KF Trepça’89 (2018-2019), Ramiz Sadiku si huazim (2019-2020) FC Struga Trim-Lum (2020-2021)

*Ish-Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U19 ku debuton me 18 vjet dhe 28 ditë”, shkroi klubi.

Ndërkohë, edhe Shabani ka treguar se është i lumtur që i bashkohet “Bardhëkaltërve” dhe që ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit.

“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë. Shpresoj që së bashku gjatë këtyre viteve ti arrijmë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozët tonë të flaktë Plisat”

“Sa i përket karrierës sime, unë Prishtinën e shoh si një ekip qe do më ndihmojë shumë për ti arritur synimet e mia për të luajtur në ekipet evropiane. Do të jap gjithçka nga vetja që të arrijmë rezultate sa më të mira dhe ta bëjmë krenar, gjithë kryeqytetin” theksoi Shabani.

-->