ZYRTARE/ Pas Gjermanisë, tjetër kampionat rinis garën në Europë

Futboll 22 Maj 2020 20:54

Gjermania ishte e para ndër top 5 ligat kryesore që çeli rinisjen e sezonit pas pandemisë së Covid-19, ndërsa të njëjtën gjë kanë ndjekur shumë shtete.

Edhe në vendin tonë, FFK ka propozuar datën 5 qershor për rinisjen e garës, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe Portugalia.

Federata e vendit luzitan sheh mesjavën e parë të qershorit si pikënisjen e ndeshjeve, ndërsa skuadrat kanë vijuar stërvitjen për t’u rikthyer në gjendje optimale. Duket se ndalesa për më shumë se 2 muaj do të marrë fund, me Qeveritë e vendeve që po japin dritën jeshile për sportin.

Kujtojmë që në Portugali janë zhvilluar 24 xhiro me Porton që udhëheq klasifikimin me 60 pikë, një më shumë se Benfica.

-->