Zyrtare: Pas Mesut Ozilit, vjen një tjetër lamtumirë nga Gjermania

Futboll 05 Gusht 2018 17:24

Futbollisti i mirënjohur gjerman, Mario Gomez, e ka marrë një vendim të rëndë, transmeton Insporti.

Sulmuesi i njohur ka vendosur që të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.

33-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë në dekadën e fundit, duke shënuar 31 gola në 78 paraqitje.

Pas tërheqjes së Mesut Ozilit nga Kombëtarja gjermane dhe skandalit që shpërtheu pas akuzave të tij për racizëm në skuadër, tashmë një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën Gjermanisw. /Insporti.com/

-->