Zyrtare: Pellegrini shkon në La Liga, bëhet trajner i këtij ekipi

Futboll 09 Korrik 2020 13:23

Manuel Pellegrini është rikthyer të marr drejtimin e një skuadre të re, dhe destinacioni i tij i ardhshëm është La Liga.

Pellegrini do ta udhëheq skuadrës spanjolle, Real Betis.

Lajmi është bërë zyrtare në faqen zyrtare të spanjollëve.

“Manuel Pellegrini trajner i Real Betis nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Pellegrini së fundi ka qenë në krye të West Ham United, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Real Madrid.

-->