ZYRTARE: Pensionohet “legjenda” e futbollit

Futboll 03 Qershor 2021 11:38

Nicklas Bendtner ka vendosur përfundimisht që të pensionohet nga futbolli aktiv.

Kjo është bërë e ditur nga vet danezi në serinë televizive “Bendtner & Philine”.

“Më mungon çdo ditë, por jam gjithashtu i vetëdijshëm që ka një datë përfundimi në këtë punë. Tani do të gjej diçka tjetër për të bërë dhe diçka që më jep atë që më dha futbolli në këto vite” – është shprehur 33-vjeçari.

Ish-reprezentuesi i Danimarkës në vitin e kaluar kishte njoftuar se dëshiron që të bëhet trajner futbolli, teksa tani raportohet se ka filluar një kurs trajnimi.

Bendtner gjatë karrierës e tij ka luajtur për skuadrat e njohura si: Arsenal, Sunderland, Juventus e Wolfsburg.

-->