Zyrtare: Përforcohet kampioni

Superliga 03 Tetor 2018 20:56

Kampioni në fuqi i Kosovës, Bashkimi i Prizrenit, është përforcuar të martën me një amerikan.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton se kampioni i Kosovës ka paraqitur për regjistrim lojtarin e huaj, Jordan Marshall.

Ky i fundit mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për ekipin Portokalli pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve.

“Arpaxhikët” synojnë të këndellen, pas fillimit të zbehtë të sezonit të ri në Superligë.

Bashkimi bëhet me amerikan