Zyrtare: Përparim Osmani largohet nga Vushtrria

Futboll 19 Janar 2022 18:27

Ish-futbollisti i Prishtinës, Dritës dhe shumë skuadrave të njohura kosovare, Përparim Osmani është larguar nga Vushtrria.

Osmani i njohur më nofkën Laqi ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin më skuadrën vushtrriase.

Lajmin e ka bërë vet futbollisti përmes një njoftimi në Facebook.

“Nga sot kam vendosur të ndërpres  bashkëpunimin me FC Vushtrria. Falënderoj bashkëlojtarët, grupin e tifozëve Forca, trajnerët dhe ju dëshiroj suksese dhe rikthim në Superlige”, ka shkruar Osmani.

-->