Zyrtare: Petkoviq e lë Zvicrën, nënshkruan me klubin francez

Futboll 28 Korrik 2021 09:22

Trajneri boshnjak, Vladimir Petkoviq është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës, shkruan Insporti.

Ish-trajneri i Zvicrës i është bashkuar skuadrës franceze, Bordeaux, atje ku do të jetë për 3 vjet.

Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një komunikate zyrtare:

“Jemi krenar të ju njoftojmë zyrtarisht se Vladimir Petkoviq është kryetrajner i Girondins de Bordeaux”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Petkoviq sa ishte pjesë e ekipit përfaqësues zviceran arritjen më të madhe e kishte këtë vit duke e dërguar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”.

-->