Zyrtare: Prezantohet Brahim Diaz, ky është numri i tij te Real Madridi

Futboll 07 Janar 2019 14:24

Brahim Diaz është prezantuar si futbollist i Real Madridit pasi iu bashkua klubit nga Manchester City.

Spanjolli 19-vjeçar, rikthehet në Spanjë pesë vite pasi u largua nga Malaga për të kaluar në Angli, transmeton Insporti

Diaz tani do të jetë menjëherë i disponeushëm për ekipin e Santiago Solarit, me futbollistin që ka nënshkruar kontratë gjashtë vite e gjysmë.

Mesfushori i talentuar, u transferua për shumën e 17 milionë eurove në “Santiago Bernabeu”, ku do të fitojë 3.5 milionë euro për sezon.

Ai sot u prezantua si anëtari më i ri i Real Madridit, pasi i kaloi me sukses testet mjekësore, ku edhe mësua numri që do të bartë në fanellën e ‘Los Blancos’.

Diaz është numri 21 i ri i Real Madridit. /Insporti.com