Zyrtare: Prishtina do ta përfaqësoj Kosovën në garat evropiane

Superliga 15 Korrik 2020 12:20

Klubi hendbollistik, Prishtina do ta përfaqësoj Kosovën në garat evropiane.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi ‘kryeqytetas’ në rrjetin social Facebook, se do të marrë pjesë në EHF European Cup.

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se klubi jonë, KH Prishtina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garës EHF European Cup.

Kundërshtari i Prishtinës do të kuptohet në muajt në vazhdim.

Pjesëmarrja në garat evropiane vjen si rezultat i punës së palodhshme të kryetarit Kolgeci, drejtorit Cela, dhe angazhimit maksimal të të gjithë stafit teknik dhe lojtarëve në sezonën tanimë të përfunduar 2019/2020.

Tani, më shumë se kurrë klubi jonë shpreson se do ta ndihmojnë sponsorët, individët e ndryshëm e mbi të gjitha Komuna e Prishtinës, për garat evropiane”, ka shkruar KH Prishtina.

-->